Drejtoria Komunale e Arsimit në Komunën e Ferizajt ka njoftuar se tashmë kanë nisur përgatitjet për realizimin e një projekti nëpër shkolla, i cili parasheh punësimin e rojave fizike.
Kjo për shkak se pas disa hulumtimeve dhe studimeve që janë bërë nga organizatat e ndryshme tregojnë se në disa shkolla të Ferizajt dukuritë e tilla, si shkelja e rregullave, ngacmimi, rrahjet, prania e armëve të ftohta etj., kanë shënuar trendë shqetësues.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRreth kësaj çështjeje është debatuar mjaft gjatë edhe në mbledhjen e fundit të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi derisa këshilli i prindërve ka kërkuar që një projekt i tillë të realizohej me urgjencë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Afrim Llabjani, drejtor i Arsimit në Komunën e Ferizajt, ka deklaruar se gjatë viteve të fundit në shumicën e shkollave fillore dhe të mesme janë instaluar kamerat e sigurisë, mirëpo edhe punësimi i rojave fizike është mjaft i rëndësishëm.
Sipas tij, deri tashti Komuna ka marrë hapa konkretë për rregullimin e rrethojave nëpër shkolla, vendosje të kamerave të sigurisë pastaj monitorim të shkollave edhe nga Policia e Kosovës - Ekipi Antidrogë etj., mirëpo së shpejti do t’i bashkohet edhe projekti për punësimin e rojave fizike.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)