Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shtylla elektrike e rrëzuar rrezikon nxënësit në Baballoq të Deçanit

Ka disa muaj që banorët e fshatit Baballoq të Komunës së Deçanit po ua mbajnë dertin fëmijëve të vet, çdo ditë sa herë që shkojnë dhe kthehen nga shkolla, për shkak të rrezikut për ata që po paraqet një shtyllë elektrike pothuajse e rrëzuar mbi trotuar, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ky trotuar i gjatë dy kilometra dhe i ndërtuar pasluftës, që gjendet përgjatë rrugës magjistrale Pejë-Gjakovë, shfrytëzohet kryesisht nga fëmijët e këtij fshati për të shkuar në shkollë në fshatin Restovicë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kryetari i fshatit Baballoq, Qamil Hoti, tregon se shtylla është shtrembëruar gjatë dimrit dhe kabllot që kanë rënë pothuajse përtokë, sipas tij, po paraqesin rrezik të madh për fëmijët, por edhe banorët e këtij fshati kur ecin atij trotuari. Për këtë problem, siç thotë ai, iu kanë drejtuar edhe KEDS-it, për ta ndërruar shtyllën.

“Ne e kemi fotografuar atë shtyllë dhe e kemi dërguar bashkë me kërkesë dhe e kemi dorëzuar në zyrën e KEDS-it në Gjakovë, pasi atje ne e bëjmë pagesën për rrymë. Por qe dy javë ende nuk ka asnjë përgjigje e as nuk ka dalë kush me u marrë me këtë punë. E fëmijët tanë çdo ditë kalojnë andej kur shkojnë në shkollë dhe kemi frikë që shtylla mund t’u bjerë mbi, por edhe mund të pësojnë më së keqi nga ato kabllo të rrymës”, shpreh Hoti shqetësimet e veta dhe të bashkëfshatarëve të tij.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)