Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Banorët e lagjes “Mati 1” në Prishtinë thonë se po rrezikohen nga shtyllat elektrike

Banorët e lagjes "Mati 1" thonë se po rrezikohen nga shtyllat elektrike. Sipas një postimi në rrjetin social, Facebook, të banorëve të "Matit 1", rruga “Muharrem Fejza” dhe ato lidhëse janë bllokuar nga dëmtimi i shtyllave elektrike.

Në bazë të disa fotove dhe komenteve, banorët e kësaj lagje kanë shprehur pakënaqësitë e tyre duke thënë se ky problem është i kamotshëm.

Dren Shahini, banor i lagjes Mati 1, rruga “Muharrem Fejza”, për KOHËN ka thënë se shtyllat elektrike edhe në të kaluarën kanë qenë cak i rrezikshmërisë së banorëve, por së fundi rrezikshmëria e tyre është bërë më e dukshme.

“Rreziku nga kabllot elektrike është i kamotshëm në lagjen tonë. Pas reshjeve të fundit të borës situata vetëm është rënduar. Ato lehtësisht mund të vërehen se kalojnë krejt afër mbi vetura dhe koka të këmbësorëve. Me reshjet e fundit, shtyllat e drurit të vendosura tash e dy dekada janë anuar ndjeshëm çka ka shfaqur rrezik edhe më të lartë sepse kabllot janë afruar shumë me tokën. Problemin e kanë rënduar edhe kompanitë e sistemit kabllor të internetit dhe televizionit të cilët pa asnjë kriter kanë vendosur kabllo gjithandej", tha Shahini

Shahini tutje thekson se për rastin në fjalë janë njoftuar edhe organet kompetente, por siç tregon ai, Komuna e Prishtinës ka neglizhuar situatën.

Edhe Kabllot “për toke” në lagjen “Aktash” rrezikojnë qytetarët Arbëri Kabllot “për toke” në lagjen “Aktash” rrezikojnë qytetarët

“Neve vazhdimisht i kemi lajmëruar autoritetet tash e sa vite. Edhe në debate publike e kemi ngritur si problem. Para dy viteve kompania elektroenergjetike KEDS, i ka hapur kanalet për ta kanalizuar rrjetin elektrik, por kjo nuk ka ndodhur. As autoritetet komunale nuk janë angazhuar që kjo të ndodhë, pra të evitohet rreziku. Na është premtuar se tani me rikonstruktimin e rrugës do të largohen, mbetemi në pritje”, u shpreh banori.

Në lidhje me këtë problem KOHA ka kontaktuar me Medina Brahën, drejtoreshë në Drejtorinë e Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit në Komunën e Prishtinës. Sipas saj, ekipi nga komuna me të marrë lajmin për dëmtimin e shtyllave eklektike në këtë pjesë, ka dalë në vend të ngjarjes.

“Ato janë shtylla me kabllo të KEDS-it, kabllovikut. Ekipe tona e kanë monitoruar situatën, unë personalisht kam dal në terren në këtë pjesë ku kabllot janë dëmtuar si shkak i reshjeve të borës”, thekson ajo.

Ajo tutje thekson se KEDS-i është njoftuar në lidhje me problemin e kësaj lagje me shtyllat elektrike të dëmtuara, e të cilat mund të jenë fatale për jetën e njeriut. Siç thekson Braha, rregullimi i kabllove eklektike ka mbetur të bëhet ana e KEDS-it.

KOHA ka provuar të kontaktojë KEDS-in në lidhje me situatën, por nuk ka marrë përgjigje.

Edhe Telat e rrymës i rrezikojnë banorët e “Mati 1” Arbëri Telat e rrymës i rrezikojnë banorët e “Mati 1”

Shefki Rusinovci, drejtor në shkollën fillore “Pavarësia” në Prishtinë për KOHËN tha se në afërsi të shkollës nuk ka rrezikshmëri nga kabllot elektrike, por thekson se problemi me kabllot është i kamotshëm.

“Kabllot elektrike që duken nga oborri i shkollës edhe që janë rreth shkollës nuk janë të dëmtuara, ndërsa nga rruga nuk kam ndonjë informacion, s’ka pas ndonjë ndërprerje të rrymës dhe unë nuk kam informacion për këto kabllo”, ka thënë Rusinovci.