Komuna e Malishevës ka njoftuar se fushata e repelimit të kafshëve ka rifilluar në territorin e kësaj komune, në saje të financimit nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë. Sipas përgjegjësve, repelimi i kafshëve do të bëhet në katër faza dhe në këtë fushatë do të përfshihen rreth 100 mijë krerë lopë dhe rreth 100 mijë krerë kafshë të imta, në të gjitha zonat endemike.
“Në kuadër të zbatimit të strategjisë nacionale për luftimin dhe parandalimin e Etheve Hemorragjike krime Kongo (EHKK), pas një viti pauzë, sot ka rifilluar fushata e repelimit të kafshëve, si njëra prej masave më efektive në luftimin dhe parandalimin e EHKK”, ka njoftuar të mërkurën Zyra komunale për informim, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas komunikatës, në fillimin e fushatës së repelimit të kafshëve, kanë qenë të pranishëm kryeshefi ekzekutiv i AUV-it, Valdet Gjinovci dhe drejtori për Bujqësi në Komunën e Malishevës, Murat Hoxha, të cilët kanë parë nga afër fillimin e procesit të repelimit të kafshëve, në fshatin Senik.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)