Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mosfillimi i repelimit të kafshëve, shqetësim për Malishevën

Këshilli i Drejtorëve të Komunës së Malishevës ka trajtuar si çështje me shqetësim mosfillimin e fushatës së repelimit të kafshëve, si masa më efikase në luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike Krime Kongo (EHKK).

U kërkua nga organet përkatëse që të fillojnë sa më shpejt të realizojnë repelimin, që tashmë është dashur të jetë në fazën e dytë të saj.

Drejtori komunal për Bujqësi, Murat Hoxha, e ka paraqitur këtë problem, tha "se është tepër shqetësuese që kafshët nuk janë repeluar, pasi kjo do ta ndihmojë në masë të madhe vazhdimin e ciklit tek rriqrat, të cilët janë bartës të virusit". Sipas tij, faza e parë e repelimit është dashur të jetë e kryer dhe tani do të duhej të kishte filluar faza e dytë. Edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, repelimin e kafshëve e ka vlerësuar si masën më të efektshme në parandalimin e EHKK dhe ka kërkuar edhe njëherë që organet kompetente të veprojnë sa më shpejtë, në mënyrë që të mos përsëriten situatat e viteve të mëhershme, kur virusi vdekjeprurës zhvillohej dhe merrte jetë njerëzish. Sa i përket EHKK, pjesa që është kompetencë e komunës, është duke u realizuar, siç janë ligjëratat e vetëdijesimit, pastaj ofrimi i shërbimeve shëndetësore në rastet e thumbimeve, si dhe komuna është e përgatitur për pjesën e saj të dezinsektimit të zonave endemike.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Drejtorëve, drejtorët e drejtorive komunale i kanë prezantuar aktivitete e tyre në sektorët e caktuar, duke filluar nga realizimi i projekteve.

Gjatë raportimeve të drejtorëve, u tha se pastrimi i ambienteve në të gjitha vendbanimet, është një punë e madhe, por problem janë duke sjellë mbeturinat inerte, që qytetarët i hedhin pa vend.

U tha se ndërprerja e ndërtimeve pa leje është duke u menaxhuar mirë, ndërsa së shpejti pritet që edhe uzurpimet e mëhershme të regjistrohen dhe të lirohen hapësirat, si dhe ndërtimet pa leje përgjatë rrjedhës së lumit Mirusha, është paralajmëruar se do të largohen.

Edhe Malisheva kërkon që niveli qendror ta kryejë repelimin e kafshëve Arbëri Malisheva kërkon që niveli qendror ta kryejë repelimin e kafshëve

Në fushën e arsimit dhe të kulturës, krahas aktiviteteve të përditshme dhe mbajtjes së testit PISA, javën e kaluar janë mbajtur garat në lëndën e fizikës, për të dy nivelet e arsimit, ndërsa janë duke vazhduar garat shkollore në sport dhe të gjitha këto po zhvillohen sipas planifikimeve.

Mbledhja u kryesua nga kryetari Ragip Begaj.