Qeveria komunale e Malishevës ka adresuar sërish shqetësimin lidhur me vonesën për realizimin e fushatës së repelimit të kafshëve. Kjo vonesë sipas zyrtarëve lokalë është shkaktuar nga niveli qendror. Madje kanë nënvizuar se faza e parë e repelimit të kafshëve tashmë do të duhej të ishte e kryer apo në përfundim e sipër.
Repelimi i kafshëve është njëra nga masat parandaluese që zbatohet në kuadër të luftimit dhe parandalimit të Etheve Hemorragjike Krime Kongo (EHKK).
Zyra për Informim e Komunës së Malishevës, të martën, ka njoftuar për mbajtjen e mbledhjes së Qeverisë lokale, ku ndër të tjera është diskutuar edhe çështja e fushatës për repelimin e kafshëve.
(Gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)
Artikuj të ngjashëm
-
Repelimi i kafshëve, peng i plotfuqishmërisë së vendimit të gjykatës
-
Malisheva e shqetësuar për ndërprerjen e repelimit të kafshëve, andej vijnë ethet vdekjeprurëse
-
Në Malishevë përfundon faza e parë e repelimit të kafshëve
-
Rifillon procesi i repelimit të 200 mijë kafshëve në zonat endemike të Malishevës
-
Repelimi i kafshëve fillon nesër në Senik dhe Lladrovc