Komuna e Rahovecit dhe “Caritas Kosova” nënshkruajnë kontratë “Shërbime për realizimin e vitalizimit të infrastrukturës për funksionalizimin e projektit shtretërit shtëpiak”
Kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi dhe Don Viktor Sopi, drejtor i përgjithshëm i “Caritas Kosova”, në prani të Samir Mustafës, drejtor i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, kanë nënshkruajnë sot kontratën “Shërbime për realizimin e vitalizimit të infrastrukturës për funksionalizimin e projektit shtretërit shtëpiak”, me vlerë prej 194 mijë e 398 euro.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe rastin e nënshkrimit të marrëveshjes, kryetari Latifi ka thënë se në saje të kësaj kontrate do të punësohen 53 punëtor shëndetësorë dhe më këtë synojmë të rrisim edhe më tutje shërbimet shëndetësore në nivel komunës.
Ndërsa drejtorit të “Caritas Kosova”, Don Viktor Sopi, ka shtuar se ky projekt do të ndihmojë edhe punësimin e të papunëve edhe personat që janë pa përkujdesje dhe të palëvizshëm.