Prej më shumë se dy muajsh banorët e fshatit Bregu i Zi në Komunën e Lipjanit po përballen me problemin e ujërave të zeza, që kanë vërshuar sipërfaqen në lagjen “Avdullahu”. Për këtë projekt Komuna e Lipjanit para pak kohësh pati ndarë gjithsej 77 mijë e 903 euro, mirëpo gropat skeptike ende nuk janë finalizuar.
Ndërkohë rrjedha e ujërave të zeza po kalon nëpër oborre të shtëpive dhe deri tashti askush nuk ka intervenuar për ta bërë një zgjidhje. Sipas banorëve, kundërmimi i fekaleve po e vështirëson qarkullimin dhe jetesën e tyre, andaj rastin tashmë e kanë paraqitur edhe në Policinë e Kosovës në Stacionin e Lipjanit, shkruan sot Koha Ditore.
Ismajl Avdullahu, banor i fshatit Bregu i Zi, ka thënë se po përballen me telashe të kanalizimit, ndërkohë organet kompetente nuk po intervenojnë për ta bërë një zgjidhje.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Ujërat e zeza mbushin katet përdhese të banesave, banorët kërkojnë zgjidhje
-
Banorët e Bërnicës në hall me ujërat e zeza, Komuna nuk u bën zgjidhje
-
Qytetarët e Lipjanit ankohen për kundërmim të ujërave të zeza
-
Banorët e fshatit Bibaj të Ferizajt në hall nga ujërat e zeza
-
Banorët e fshatit Dumnicë ankohen se ujërat e zeza po derdhen jashtë deponisë së mbeturinave