Prej më shumë se dy muajsh banorët e fshatit Bregu i Zi në Komunën e Lipjanit po përballen me problemin e ujërave të zeza, që kanë vërshuar sipërfaqen në lagjen “Avdullahu”. Për këtë projekt Komuna e Lipjanit para pak kohësh pati ndarë gjithsej 77 mijë e 903 euro, mirëpo gropat skeptike ende nuk janë finalizuar.
Ndërkohë rrjedha e ujërave të zeza po kalon nëpër oborre të shtëpive dhe deri tashti askush nuk ka intervenuar për ta bërë një zgjidhje. Sipas banorëve, kundërmimi i fekaleve po e vështirëson qarkullimin dhe jetesën e tyre, andaj rastin tashmë e kanë paraqitur edhe në Policinë e Kosovës në Stacionin e Lipjanit, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIsmajl Avdullahu, banor i fshatit Bregu i Zi, ka thënë se po përballen me telashe të kanalizimit, ndërkohë organet kompetente nuk po intervenojnë për ta bërë një zgjidhje.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)