Kosovë

Banorët e Shipitullës duan funksionalizimin e Ambulancës në fshat

Banorët e Shipitullës duan funksionalizimin e Ambulancës në fshat
 

Banorët e fshatit Shipitullë të Obiliqit nuk mund të marrin shërbime shëndetësore qe disa vjet në Ambulancën e Mjekësisë Familjare që gjendet aty, shkruan sot Koha Ditore.

Ata duhet të bëjnë 10 kilometra rrugë (në njërin drejtim) për të marrë shërbime në Qendrën e Mjekësisë Familjare në (QKMF) Obiliq. Edhe pse objekti është ndërtuar pas luftës, pak vjet ka qëndruar i hapur.