Numër i konsiderueshëm i lagjeve të Prizrenit kanë mbetur pa furnizimin me ujë si pasojë e prishjes në një gyp transportues të ujësjellësit, në Grykën e Lumëbardhit.
Një gjë e tillë ka nxitur reagimet e qytetarëve të këtyre lagjeve, të cilët kanë përkujtuar se defektet e këtilla që po rezultojnë me ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes për 1 ose 2 ditë janë shpeshtuar kohëve të fundit.
Zyrtarët e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit, të enjten, përmes një njoftimi kanë konfirmuar telashet me furnizimin me ujë të pijes.
“Njoftohen qytetarët e Prizrenit se është shkaktuar defekti në gypin transportues Fi 600 mm tek lokacioni natyra dhe do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes. Rrjedhimisht do të kemi probleme në këto zona: Rr. Flamurit, lagjja “Ralin”, lagjja “Ortakoll”, lagjja “Bajram Curri”, Burgu, Stacioni i Policisë Alfa, fshati Vlashne, Gjykata, Rr. “De Rada”, Jeni Mahalla, lagjja “Arbana”, lagjja “Jeta e re”.
(Artikullin e plotë lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Dëmtohet gypi nga gërmimet private, disa lagje dhe fshatra në Prishtinë mbesin pa ujë
-
Dëmtimi i gypit lë pa ujë një pjesë të Prishtinës qe gati 24 orë
-
Disa rrugë të Prishtinës mbesin pa ujë deri të enjten
-
Disa lagje të Prishtinës pritet të mbesin pa ujë të pijshëm të dielën
-
Defekt në gypin e ujit, mbesin pa ujë disa lagje të Prishtinës