Arbëri

Disa lagje të Prishtinës pritet të mbesin pa ujë të pijshëm të dielën

Disa lagje të Prishtinës rrezikojnë të mbesin pa ujë të pijshëm të dielën e 23 tetorit, pasi Kompania Rajonale e Ujësjellësit pritet të ndërhyjë në evitimin e një dëmtimi në gypin magjistral Albanik – Prishtinë.

Sipas njoftimit të KRU “Prishtina”, punimet do të nisin në orën 9 të mëngjesit e pritet të zgjasin deri në orën 16.

Ujësjellësi ka thënë se si pasojë mund të ketë çrregullime të furnizimit me ujë në fshatrat me shtrirje rreth gypit magjistral.

Lagjet që rrezikojnë të ndjejnë mungesën e ujit janë: Kodra e Trimave, Kolovica, Arbëria, Medrese dhe zona të tjera.

Ujësjellësi është zotuar se “do të bëjë çmos që të mos ndihet mungesa e ujit”.