Kosovë

Aktakuzë ndaj kuzhinierit dhe menaxheres për helmimin e 62 personave

Aktakuzë ndaj kuzhinierit dhe menaxheres për helmimin e 62 personave

Prokuroria Themelore në Gjilan ka trajtuar rastin e helmimit të 62 personave, të cilët kishin konsumuar ushqim të kontaminuar në restorantin “Garden” që gjendet në Pasjak të Novobërdës, ngjarje që kishte ndodhur në qershor të këtij viti.

Prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj menaxheres së restorantit dhe aktakuzë është ngritur edhe ndaj kuzhinierit, i cili nuk kishte kontrolluar cilësinë e ushqimit. Ata akuzohen se kanë kryer veprën penale të prodhimit dhe vënies në qarkullim të artikujve të dëmshëm ushqimorë, për të cilën vepër parashihet dënimi me gjobë dhe me burgim prej tre muaj deri në tre vjet, shkruan sot Koha Ditore.