Inspektorati i Komunës së Shtimes përderisa ka nxjerrë një aktvendim të jashtëzakonshëm ndaj KEDS-it, lidhur me largpërçuesit në fshatin Pjetërshticë, që ka paraqitur rrezik për banorët, menjëherë ky distributor në fund të javës ka intervenuar dhe ka vendosur shtylla të reja për ngritjen e largpërçuesve në distancë me tokën.
Aktvendimi i Inspektoratit është nxjerrë më 12 dhjetor derisa në fshatin Pjetreshticë ishte konstatuar me aktvendim se telat e rrymës janë në distancë të ngushtë me tokën, duke paraqitur rrezik për banorët dhe për nxënësit e këtij fshati, ndërkohë pas raportimit të KD-së dhe pas aktvendimit të Inspektoratit, KEDS-i ka vendosur shtylla të reja të betonit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)