Inspektorati i Komunës së Shtimes ka nisur një aksion për t’i kontrolluar largpërçuesit e sistemit të energjisë elektrike në disa fshatra të Shtimes, të cilat furnizohen nga KEDS-i. Ky aksion ka nisur pas një varg ankesash nga qytetarët derisa sistemi i energjisë elektrike po paraqet rrezik për banorët.
Që në ditën e parë ky aksion, të mërkurën, ka rezultuar në nxjerrjen e një aktvendimi të jashtëzakonshëm ndaj KEDS-it derisa në fshatin Pjetërshticë të Shtimes kanë konstatuar se kabllot e energjisë elektrike paraqesin rrezik për qytetarët derisa kanë një distancë të ngushtë me tokën, shkruan sot Koha Ditore.
Sherif Sherifi, shef i Inspektoratit në Komunën e Shtimes, ka bërë me dije se brenda një të ardhmeje të afërt do të marrin masa ndëshkuese ndaj KEDS-it derisa kjo korporatë nuk po intervenon riparimin e rrjetit.
(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)