KEDS-i thotë se ndalesat e sotme të rrymës në Fushë Kosovë dhe Suharekë nuk kishin të bëjnë me riparime.
“Siç i kemi njoftuar mediat në detaje paraprakisht, ndalesa në Suharekë është bërë për shkak të punimeve të KOSTT-it, pra me kërkesë të kësaj kompanie, ndërsa në Fushë Kosovë është dashur domosdoshmërisht të vendoset një transformator shtesë në asetet e tensionit të lartë. Kjo ka ndodhur për shkak të kapaciteteve të reduktuara të KOSTT-it, të krijuara edhe nga rritja e shpejtë e rezidentëve në këtë komunë. KEDS e ka zgjidhur problemin e mbingarkesave me shtimin e transformatorëve nga dy në tre, por tejkalimi komplet i mbingarkesave ka të bëjë me shtimin e kapaciteteve të transmisionit, që nuk janë kompetencë e jona”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.
Më tutje në komunikatë thuhet se gjatë punimeve në Suharekë të bëra nga KOSTT, KEDS e ka shfrytëzuar këtë hapësirë për të shpërndarë ngarkesën në mes të transformatorëve në mënyrë që të zgjidhet çështja e furnizimit me energji elektrike për qytetarët e asaj komune.
“Ndryshe, do të ishte e pamundur që KOSTT-i të furnizonte të gjitha daljet”, thotë KEDS-i.
-
KOSTT: Rritet prodhimi vendor i energjisë, stabilizohet gjendja në sistemin elektroenergjetik
-
Ngarkesa e rrjetit për Vit të Ri rrezikon disa komuna që t’u ndalet rryma
-
Shtatë qytete mund të kenë probleme me energjinë elektrike sonte
-
Reduktime të paparalajmëruara të rrymës – qytetarët e bizneset në telashe
-
KOSTT: Sistemi elektroenergjetik po përballet me mbingarkesë si rezultat i zhvillimit ekonomik