Shefi i GK të AAK-së në KK të Prizrenit, Ilir Baldedaj pretendon se ekzistojnë 3 shkelje ligjore lidhur me nisjen e ndërtimit të godinës së re të Shkollës së Muzikës në Prizren.
Sipas tij, kryetari Haskuka e subjekti i tij, Lëvizja Vetëvendosje në mandatin e kaluar shpeshherë kanë reaguar në mbrojtje të ligjit, derisa tashti ende pa i mbushur një vit qeverisje kanë shkelur ligjin në disa raste, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në rastin e vënies së gurit themeltar të Shkollës së Muzikës janë bërë 3 shkelje ligjore: Vendimi i KK-së është në kundërshtim me Planin rregullativ dhe MAPL-i ka kthyer përgjigje se ndërtimi i Shkollës së Muzikës në atë lokacion është i paligjshëm; Vendimi i KK-së është që në një parcelë të ndërtohet, por leja e lëshuar është edhe në 2 parcela; Hapësira te ish-“Benafi” është në proces gjyqësor dhe është i pakuptueshëm ky veprim i Haskukës”, ka thënë Baldedaj, duke shtuar se kryetari i Komunës po zhytet në keqpërdorim të detyrës me mosrespektim ligji.
Baldedaj ka dalë me këtë qëndrim publik, një ditë pasi zyrtarët e lartë të Qeverisë së Kosovës dhe ata të Prizrenit kanë vënë gurin themeltar për ndërtimin e godinës së Shkollës së Mesme të Muzikës.
(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)