Organet komunale të Prizrenit ende nuk kanë lëshuar leje për ndërtimin e godinës së re të shkollës së muzikës në këtë qytet.
Sipas zyrtarëve përgjegjës të ekzekutivit, po shqyrtohet mundë - sia për ndryshimin e lokacionit për realizimin e këtij projekti kapital. Madje, kanë pranuar se lokacioni i caktuar nga përbërja e kaluar e Kuvendit të Komunës ka paqartësi juridike, shkruan sot Koha Ditore.
Ndërsa opozitarët që patën kundërshtuar vënien e gurit themeltar në lokacionin afër rrethit të Stacionit të Autobusëve, kanë theksuar se zyrtarët e qeverisë komunale një vit më pas po i vërtetojnë një nga një të gjitha kritikat e shprehura për shkeljet ligjore në këtë rast.
Drejtori i Urbanizimit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Memaj, ka konfirmuar për gazetën se ky dikaster ende nuk ka lëshuar leje për ndërtimin e shkollës së muzikës.
“Jemi duke e shikuar mundësinë me ndërrua lokacionin. Situata juridike për lokacionin e caktuar (te ish-Benafi) nuk është e qartë për mua si drejtor i DUPH-së, sepse ka shkresa nga ministritë se ai vendim i KK-së është në kundërshtim me vendimin e mëparshëm për Planin Rregullues Urban për atë lokacion”, ka deklaruar Memaj.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Shkolla e muzikës me gur themeltar, por pa leje ndërtimi
-
Në Prizren skadon afati i lejes për ndërtimin e godinës së re shkollore
-
Kamenica planifikon të vendosë në Shtëpinë e Kulturës nxënësit e degës së muzikës
-
Objekti i nisur vjet - peng i ndeshjes ndërmjet dy pushteteve në Prizren
-
Komuna s’ka pronë adekuate për ndërtesën e re të Gjykatës së Prizrenit