Drejtuesit e Gjykatës Themelore të Prizrenit kanë bërë të ditur se kërkesat e dërguara në Komunë të Prizrenit për sigurimin e një lokacioni të përshtatshëm për ndërtimin e godinës së re të organit të drejtësisë kanë rezultuar të pasuksesshme, shkruan sot Koha Ditore.
Ata kanë shprehur qëndrimin se është obligim i administratës komunale që të ofrojë një lokacion adekuat, sikurse që ka ndodhur në qendrat e tjera të Kosovës.
Ndërkohë zyrtarët e lartë të Komunës së Prizrenit kanë bërë të ditur se administrata lokale nuk e ka refuzuar kërkesën e Gjykatës, por se në mungesë të pronave adekuate ka qenë e pamundur përmbushja e saj.
(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)
Artikuj të ngjashëm
-
Ndërtimi i godinës së re të gjykatës, peng i lokacionit
-
Ndërtimi i objektit të ri të Themelores në Prizren konsiderohet domosdoshmëri
-
KPK-ja s’gjen parcela për ndërtimin e prokurorive themelore në Mitrovicë e Prizren
-
Komuna e Prizrenit përkohësisht pa përfaqësues ligjor, shtyhen seancat gjyqësore
-
Shtimja kërkon njësi të gjykatës themelore, thotë se e gëzon të drejtën për të