Kuvendi Komunal i Skenderajt ka mbajtur seancë të jashtëzakonshme, në të cilën është diskutuar pika e vetme e rendit të ditës: propozim-vendimi për caktimin e lokacionit për deponi inerte, e propozuar në vendin e quajtur “Delli” në fshatin Çirez.
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka thënë se komisioni i ekspertëve, pasi ka hulumtuar territorin e komunës për caktim të lokacionit, ka ardhur në përfundim se vendi i quajtur “Delli” është më i përshtatshmi për deponi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoJashari ka siguruar se deponia e mbetjeve inerte nuk do të përbëjë rrezik për ndotje të ujit të pijes për ekonomitë familjare të fshatrave, apo ndonjë rrezik tjetër.
Ai ka thënë se pasi të mbyllen gropat në atë pjesë me mbetje inerte (material ndërtimor), Komuna e Skenderajt planifikon të mbjellë pisha.
Në fund të diskutimeve, Asambleja Komunale e ka votuar propozim-vendimin për caktim të lokacionit në fjalë për deponi inerte.