Njohësi i çështjeve të sigurisë, Fadil Kajtazi, ka folur rreth ngjarjeve të fundit, ku nga Agjencia Kosovare për Inteligjencë (AKI) dhe Policia u arrestuan dy persona në Ferizaj, të cilët janë të dyshuar për spiunazh me Agjencinë e Inteligjencës Serbe (BIA).
Ai ka treguar për mënyrat se si operon BIA në Kosovë duke treguar edhe një histori për siç ka deklaruar ai, një personalitet i njohur nga Kosova i kishte dhënë besën Serbisë për spiunim.