Pesë persona brenda disa muajsh qenë arrestuar për bashkëpunim me shërbimin sekret serb (BIA) në Kosovë. E, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se arrestimet u arritën falë punës së Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, në bashkëpunim me Policinë dhe Prokurorinë.
Kurti ka thënë se këto raste spiunazhi dëshmojnë “përpjekjet e vazhdueshme të Serbisë për destabilizim”, por edhe se konfirmojnë suksesin e Kosovës “në zbulimin dhe çmontimin e rrjeteve të inteligjencës serbe”.
“Rastet përfshijnë: përpjekje për rishkrim të historisë me qëllim njollosjen e luftës së UÇK-së dhe mohimin e masakrës së Reçakut; infiltrime në organizata ndërkombëtare dhe në qarqe ekstremiste fetare me qëllim dëmtimin e sigurisë dhe imazhit të shtetit. Njëri nga të dyshuarit (A.V.), pas përballjes me dëshmitë, tashmë ka pranuar fajësinë. AKI, në bashkëpunim me mekanizmat vendorë dhe ndërkombëtarë, ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm, aftësi të avancuara analitike e operative në mbrojtjen e sovranitetit dhe rendit kushtetues”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Kurti ka theksuar tutje se trajtimi i këtyre rasteve duhet të shërbejë si shembull për “forcimin e frontit të përbashkët për siguri kombëtare”.
-
“Rreziku nga spiunazhi është më i vogël”, Kurti: Institucionet e sigurisë janë vigjilente
-
Kurti: Është e domosdoshme që hetimet e gjykimet për krimet e luftës të marrin hov
-
Kurti: Kurrë s’ka pasur më shumë kërcënime ndaj serbëve për ta votuar Listën Serbe
-
Kosova merr masa pas trysnisë së Beogradit në votuesit serbë
-
Kurti: Kurrë s’ka pasur më shumë kërcënime ndaj serbëve për ta votuar Listën Serbe