Presidentja e Konfederatës zvicerane, Doris Leuthard, i ka dërguar një letër urimi Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçit, me rastin e Ditës së Pavarësisë së vendit.
Në urimin e saj, e para e Zvicrës ka shprehur bindjen e saj se besimi reciprok dhe miqësia që dy shtetet tona gëzojnë do të thellohen edhe më shumë.
“Kremtimi i Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës është një mundësi e mirëpritur për mua që t’ju përcjell, Shkëlqesia Juaj, në emër të Këshillit Federal Zviceran urimet tona më të sinqerta dhe dëshirat më të mira për prosperitetin e vendit tuaj, si dhe për shëndetin dhe mirëqenien tuaj personale. Jam e bindur se besimi reciprok dhe miqësia që dy shtetet tona gëzojnë do të thellohen edhe në vitin vijues. Ju lutem pranoni, Shkëlqesi, shprehjen e konsideratës sime më të lartë”, ka shkruar në urimin e saj Doris Leuthard, Presidente e Konfederatës zvicerane.
-
Zvicra uron Kosovën për 11 vjetorin e Pavarësisë
-
Presidenti i Zvicrës uron popullin e Kosovës për dhjetëvjetorin e pavarësisë
-
Payette uron dhjetëvjetorin e pavarësisë së Kosovës
-
Kryeministrin Haradinaj e uron Presidentja e Konfederatës Zvicerane, Leuthard
-
Mbretëresha Elizabeta II uron presidentin Thaçi për Ditën e Pavarësisë së Kosovës