Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Payette uron dhjetëvjetorin e pavarësisë së Kosovës

Guvernatorja e Përgjithshme e Kanadasë, Julie Payette, i ka dërguar një telegram urimi Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e shënimit të dhjetëvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Ka uruar gjithë popullin e Kosovës dhe u ka dëshiruar ditë edhe më të mira.

Letra e plotë:

Shkëlqesi,

Në emër të të gjithë kanadezëve, do të doja t’ju falënderoj për ftesën tuaj xhentile. 10 vjetori i pavarësisë së Kosovës është një mundësi për të festuar të gjitha arritjet që njerëzit tuaj kanë bërë në dekadën e fundit.

Edhe Zvicra uron Kosovën për 11 vjetorin e Pavarësisë Arbëri Zvicra uron Kosovën për 11 vjetorin e Pavarësisë

Më vjen keq që nuk do të jem në gjendje t’ju bashkohem më 18 shkurt, për shkak të një agjende tashmë të plotë; megjithatë, një përfaqësues kanadez do të jetë i pranishëm për të përcjellë rëndësinë e marrëdhënieve tona, të ndërtuara mbi vlerat e përbashkëta dhe interesat e përbashkëta

Ju dëshiroj juve dhe gjithë qytetarëve të Kosovës gjitha të mirat përderisa ju shënoni këtë ditë të lumtur.