Tech

Huawei P10 Plus vjen me 8 GB RAM

Deri më tani janë shfaqur disa raporte në të cilat thuhej se Huawei P10 Plus do të vijë në dy versione: 4 dhe 6 gigabajt të RAM memories.

Image

Megjithatë, sipas shitësit spanjoll online “Phone House”, ky smartfon do të vijë në version me 8 gigabajt RAM memorie, transmeton Koha.net.

Sipas “Phone House”, P10 Plus do të vijë me procesor Kirin 960, ekran 5.5-inç full HD me rezolucion prej 2560 x 1440 pikselë, kamerën kryesore prej 12 megapiskelë, si dhe me sistemin operativ Android 7.0 Nougat.

Gjithashtu, sipas kësaj faqes spanjolle, çmimi i Huawei P10 Plus është 799 euro.

Këto informata të cilat i ka zbuluar “Phone House”, nuk janë të konfirmuara nga kompani, ndërsa dje ajo ka publikuar një video zyrtare përmes së cilës është duke paralajmëruar lansimin e këtij smartfoni të ri në Kongresin Botëror të Celularëve (MWC 2017), Barcelonë, më 26 shkurt.

Ndërkohë, GSM Arena raporton se Huawei P10 Plus do të jetë në dispozicion në tre ngjyra: ari, të kaltër dhe të gjelbër.