14 nxënës në Tokio u dërguan në spital pasi hëngrën çipsa “super të djegëst”.
Rreth 30 nxënës të shkollës së mesme hëngrën çipsat pasi një prej tyre i kishte sjellë, raportoi BBC.
Shpejt, disa prej tyre filluan të ankoheshin për të përziera dhe dhimbje në gojë duke bërë që të thirrej emergjenca.
Kompania që i prodhon çipsat, “Isoyama Corp”, ka kërkuar falje për çdo shqetësim ndaj konsumatorëve. Faqja e saj e internetit është e mbushur me paralajmërime për ata që duan ta provojnë produktin e tyre.
I ndalon personat nën 18 vjeç t’i konsumojnë për shkak se janë shumë djegës dhe i paralajmëron ata që e duan të djegësin t’i hanë me kujdes.
Çipsat janë “aq djegës sa mund t’u shkaktojnë dhimbje”, thuhet në faqen e kompanisë.
Kompania këshillon tutje që çipsat të mos hahen kur je vetëm dhe ata me presion të lartë të gjakut “ndalohen rreptësishtë” t’i hanë. I paralajmëron ata që kanë prerje në gishta që të kenë kujdes kur t’i hapin pakot.