Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
OpEd

KOHA do të thotë dashuri

Shkrim i Janusz Bugajskit për 10-vjetorin e “Kohës Ditore”, më 2007. Rikthehet me rastin e vdekjes së autorit të njohur amerikano-polak

Më kishin ftuar të shkruaja për “Kohën Ditore” kur Kosova ishte ende nën çizmen e Milosheviqit. E njihja Veton Surroin ç’prej vitesh dhe rrugët tona shpesh u bashkuan në konferenca të ndryshme ndërkombëtare dhe ai më shumë se kushdo tjetër e kuptonte fuqinë e penës. “Koha” tashmë ishte shumë e njohur jo vetëm në Kosovë dhe në rajon, por edhe në SHBA si një gazetë e arsyeshme dhe e besueshme që sfidonte legjitimitetin e pushtetit represiv serb duke iu shmangur animeve të ngushta në politikën e Kosovës.

Prandaj, kur më në fund takova redaktorët e “KOHËS Ditore” në Prishtinë, pak para bombardimit të vitit 1999, nuk hezitova ta pranoja ofertën për t’u bërë kolumnist i rregullt.

Mbi të gjitha, më kujtohen ata muaj dramatikë të pranverës së vitit 1999, kur “KOHA”, redaktorët dhe gazetarët e saj u zhdukën nga sipërfaqja e dheut.

Dëgjoja aq shumë thashetheme për fatin e keq të gazetës, zyrave dhe personelit saqë kisha vendosur mos të besoja në to derisa të më lajmërohej dikush nga vetë KOHA.

Edhe Janusz Bugajski – zë i lirisë dhe denoncues i iluzioneve të Serbisë Arbëri 8 muaj më parë Janusz Bugajski – zë i lirisë dhe denoncues i iluzioneve të Serbisë

Thjesht aplikoja parimin e të mbështeturit në burimin më të sigurt të informatës.

Më në fund, pas përfundimit të intervenimit të NATO-s, u vura në kontakt me redaktorët kurse vetë gazeta u rishfaq në Prishtinë, gjë e cila na solli qetësi mua dhe kolegëve të mi amerikanë.

Trauma e luftës, tentativa për gjenocid dhe dëbimi nuk e kanë ndryshuar gazetën apo parimet e saj për korrektësi dhe balancë, që ishte jashtëzakonisht e nevojshme në kohën e urrejtjes dhe hidhërimit dhe kur i vinte era hakmarrje.

“KOHA Ditore” mbajti qetësinë dhe foli në favor të qeverisjes demokratike, pluralizmit dhe bashkëjetesës etnike në një Kosovë të pavarur.

Me t’u afruar dita e pavarësisë, jam i sigurt se “KOHA Ditore” do të vazhdojë misionin e vet dhe do të jetë po aq e nevojshme në shtetin e ri sovran sa ishte e nevojshme në kohën e okupimit dhe mbikëqyrjen e mëvonshme ndërkombëtare.

Duhet të theksoj se në gjuhën time të parë amtare, polonishten, fjala “Koha” në të vërtetë do të thotë “dashuri”, kurse për dashuri gjithnjë ka nevojë.

Edhe KOHA Ditore mbush 29 vjet Arbëri 3 muaj më parë KOHA Ditore mbush 29 vjet

1 shkurt 2007

Washington D.C.