Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriq, ka deklaruar të martën se në Washington është marrë vendimi për fillimin e dialogut strategjik ndërmjet Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), ndërsa sesioni i parë do të mbahet të premten, më 17 korrik.
“Për herë të parë në histori, Serbia dhe SHBA-ja i ngrejnë marrëdhëniet në nivelin e partneritetit strategjik”, tha Gjuriq për Radio-Televizionin e Serbisë.
Sipas tij, vendimi i administratës së presidentit amerikan Donald Trump përbën një sinjal të fuqishëm politik jo vetëm për Serbinë dhe institucionet e saj, por edhe për opinionin publik amerikan dhe institucionet shtetërore të SHBA-së.
Gjuriq njoftoi se, me ftesë të sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, do të udhëtojë drejt Washingtonit, ku të enjten do të marrë pjesë në një samit, ndërsa të premten do të mbahet sesioni i parë i dialogut strategjik.
“Ajo që do të ndodhë të premten është vërtet një moment historik diplomatik, madje edhe politik, në marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe SHBA-së”, theksoi Gjuriq, duke shtuar se nisja e dialogut strategjik është rezultat i një pune shumëvjeçare diplomatike.
“Kjo është diçka për të cilën kemi punuar për shumë vite dhe që, në aspektin profesional, përbën një nga arritjet më të rëndësishme për të gjithë diplomatët tanë që janë angazhuar për realizimin e saj”, tha Gjuriq.
Edhe
Gjuriq: Kemi befasi për çështjen e Kosovës
Sipas vlerësimit të tij, vendosja e dialogut strategjik do të ketë efekte pozitive edhe në bashkëpunimin ekonomik, pozitën ndërkombëtare të Serbisë dhe jetën e qytetarëve.
Gjuriqi theksoi se dialogu strategjik e rendit Serbinë në grupin e vendeve me të cilat Washingtoni e ka nivelin më të lartë të bashkëpunimit institucional.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës në shtator të vitit të kaluar e kanë pezulluar dialogun e planifikuar strategjik me Kosovën, për një kohë të pacaktuar. Në njoftimin e publikuar në Facebook, Ambasada amerikane në Kosovë pati bërë të ditur se vendimi është marrë pasi që veprimet e Qeverisë së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, kanë “rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë, duke kufizuar aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të punuar në mënyrë produktive me Kosovën mbi prioritetet e përbashkëta”.
-
Rubio e Gjuriqi diskutojnë për rëndësinë e shtensionimit të situatës në Ballkan
-
Vuçiqi thotë se përkrahja për SHBA-në në Serbi është rritur gjatë mandatit të Trumpit
-
Vuçiq: Gjuriqi e takoi krejt rastësisht Rubion, nuk flasim me askënd për Kosovën
-
Gjuriqi takohet me Rubion, përmend forcimin e marrëdhënieve Serbi–SHBA