Është shtrenjtuar për dy centë çmimi i naftës për litër, krahasuar me të dielën.
Bazuar në çmimin maksimal të publikuar nga Ministria e Tregtisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, çmimi i naftës të martën është 1.52 euro për litër, i benzinës 1.39 euro ndërkaq gazi 0.60 euro për litër.
Të dielën e të hënën çmimi i naftës ishte 1.50 euro për litër, benzina 1.39 euro për litër dhe gazi 0.61 euro për litër.
Çmimet e derivateve kanë nisur të rriten sërish pas prishjes së marrëveshjes së armëpushimit mes SHBA-së dhe Iranit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar se do ta kthejnë bllokadën për anijet që shkojnë drejt apo dalin nga portet e Iranit.
Presidenti Donald Trump ka sugjeruar se mund të vendosë taksë prej 20 për qind për të gjitha mallrat që kalojnë përmes kësaj ngushtice nga kjo e martë.
Çmimi i naftës u rrit ndjeshëm pas njoftimit të Trumpit. Nafta “brent” u shtrenjtua për 7.1 për qind, ndërsa ajo amerikane për 7.2 për qind. Të dyja prekën nivelin më të lartë që nga 15 qershori.
