Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Yamali me paraqitje dhe deklarata të veçanta para ndeshjes me Francën

Lamine Yamal

Lamine Yamal i mbushi 19 vjet të hënën, u paraqit me diamante rreth qafës dhe bëhet gati për ndeshjen më të madhe të karrierës së deritashme.

Ai pritet ta udhëheqë Spanjën në gjysmëfinalen e Botërorit ndaj Francës, sonte nga ora 21:00.
Dhe mesazhi kryesor i Yamalit nuk kishte të bënte me gola, dhurata apo famë.

I pyetur për deklaratën e ish-kryeministrit spanjoll, Mariano Rajoy, se “Franca nuk e ka asnjë lojtar francez”, Lamine tha se futbolli duhet të shërbejë si urë. Lamine Yamal e ka babain nga Maroku, ndërsa nënën nga Guinea Ekuatoriale.

“Do të luajmë ndeshje të shkëlqyer, por nëse futbolli shërben për ndonjë qëllim, është të bashkojë njerëzit”, ka thënë Yamal për gazetarët në Dallas.

“Franca dhe Spanja janë shembuj të integrimit. Për këtë bëhet fjalë në futboll – integrim. Jo të flasim për atë që ka thënë dikush tjetër”, ka shtuar superylli i Barcelonës.

Lamine buzëqeshi kur u pyet për vëllain e tij trevjeçar, Keyne, spontaniteti i të cilit para kamerave televizive e ka bërë një nga atraksionet e papritura të Botërorit.

Edhe Yamali nuk i frikësohet Francës Botërori 2026 2 d. më parë Yamali nuk i frikësohet Francës

“Ai bën atë që bën edhe në shtëpi. Dhe kur kamera fokusohet tek ai, bën gjëra të çuditshme. Më pëlqen kur njerëzve u pëlqen. Është kënaqësi ta shohësh në ekran”, ka thënë Yamal.

Gjerdani i diamantit ishte dhuratë e futbollistit të talentuar për ditlindjen e tij. Gjysmëfinalen me Francën, Yamal e ka vlerësuar si ndeshjen më të rëndësishme në karrierë.

Ai nuk është i shqetësuar që ka shënuar vetëm një gol, derisa Spanja vazhdon të jetë e suksesshme.