Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Suedia drejt kufizimit të rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç

Rrjetet sociale

Foto: CNN

Suedia mund të bëhet vendi i radhës në Evropë që vendos kufizime më të ashpra për përdorimin e rrjeteve sociale nga personat nën 15 vjeç. 

Një komision i emëruar nga qeveria suedeze ka rekomanduar të martën vendosjen e moshës minimale 15 vjeç për qasjen në platformat e rrjeteve sociale.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Rekomandimi vjen në një kohë kur disa shtete evropiane po kërkojnë mënyra për të kufizuar ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët dhe adoleshentët. 

Australia hapi rrugën në fund të vitit të kaluar, duke miratuar një ndalim historik për përdorimin e rrjeteve sociale nga personat nën moshën 16 vjeç.

Sipas hetueses suedeze Lisa Englund Krafft, e cila prezantoi raportin në një konferencë për media së bashku me ministrin për Çështjet Sociale dhe Shëndetin Publik, Jakob Forssmed, përfitimet e vendosjes së një kufiri moshe tejkalojnë avantazhet e qasjes së pakufizuar në këto platforma.

“Arsyet për vendosjen e një kufiri moshe janë më të forta sesa përfitimet e vazhdimit të qasjes së lirë në këtë lloj media”, deklaroi Krafft.

Ajo shtoi se një ndalim i tillë mund të zbatohet duke ua ngarkuar kompanive që menaxhojnë platformat përgjegjësinë për verifikimin e moshës së përdoruesve.

Aktualisht, në Suedi ekziston një kufi prej 13 vjeç, ku fëmijët duhet të kenë pëlqimin e prindërve për të krijuar llogari në rrjetet sociale.

Ministri Forssmed paralajmëroi për ndikimin e madh që përdorimi i tepërt i ekraneve dhe rrjeteve sociale po ka te brezat e rinj.

“Po humbasim një brez të tërë për shkak të lëvizjes së pafundme në ekran. Ekranet, rrjetet sociale dhe ndikimi i tyre në shëndetin e fëmijëve dhe të rinjve janë ndër sfidat më të mëdha të kohës sonë”, ka deklaruar ai.

Debati për kufizimin e qasjes së të miturve në rrjetet sociale po fiton terren në të gjithë rajonin nordik. 

Në Norvegjinë fqinje, qeveria njoftoi në prill se planifikon të paraqesë deri në fund të vitit një projektligj që do të ndalonte përdorimin e rrjeteve sociale nga personat nën moshën 16 vjeç.