Reperi amerikan A$AP Rocky ka folur për herë të parë rreth incidentit që ndodhi në muajin mars, kur një grua dyshohej se qëlloi me armë zjarri drejt shtëpisë së tij dhe të partneres së tij, Rihannas, në Beverly Hills.
Më 25 mars, autoritetet amerikane ngritën 14 akuza penale ndaj Ivanna Ortizit, përfshirë tentativë vrasjeje, 10 akuza për sulm me armë gjysmëautomatike dhe tri akuza për të shtëna ndaj një objekti banimi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas prokurorisë, ajo dyshohet se hapi zjarr më 8 mars drejt rezidencës së çiftit duke përdorur një pushkë gjysmëautomatike të tipit AR-15.
Në një intervistë për revistën “VIBE”, A$AP Rocky e përshkroi ngjarjen si “shumë të rëndë”, duke treguar ndikimin që ka pasur tek ai dhe familja e tij.
“Dikush tentoi të më dëmtonte mua dhe familjen time. Kjo na mori shumë nga qetësia dhe lumturia për të jetuar të lirë. Nuk dua të më merret paqja dhe gëzimi”, ka thënë artisti.
A$AP Rocky dhe Rihanna jetojnë me tre fëmijët e tyre, RZA, Riot dhe Rocki. Mediat amerikane raportojnë se këngëtarja dhe fëmijët ndodheshin në shtëpi në momentin e të shtënave, megjithatë askush nuk është lënduar.
Prokurori i Qarkut të Los Anxhelosit, Nathan Hochman, dënoi incidentin, duke theksuar se të shtënat në zona të banuara rrezikojnë jetën e qytetarëve dhe tolerohen.
“Hapja e zjarrit në një lagje të populluar është jashtëzakonisht e rrezikshme. Jemi mirënjohës që askush nuk u lëndua, por një dhunë e tillë e papërgjegjshme do të ndiqet penalisht”, ka deklaruar ai.
Nëse shpallet fajtore për të gjitha akuzat, Ortiz mund të përballet me burgim të përjetshëm.
Burime pranë çiftit kanë bërë të ditur se Rihanna ka shtuar masat e sigurisë pas ngjarjes dhe madje ka shtyrë disa angazhime profesionale.
Sipas tyre, këngëtarja mbetet e tronditur nga fakti se familja e saj mund të jetë vënë në shënjestër.
“Rihanna dëgjoi të shtënat, por fillimisht nuk e kuptoi çfarë po ndodhte. Edhe me një ekip të fortë sigurie, është e frikshme të kuptosh se diçka e tillë mund të ndodhë”, ka thënë një burim i afërt me familjen.