Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

“Elle”, seriali i bazuar në historinë e filmave “Legally Blonde”

Elle

Platforma “Prime Video” ka publikuar trailerin e serialit të ardhshëm paraprirës të “Legally Blonde”, me titull “Elle”.

Në rolin kryesor është aktorja debutuese Lexi Minetree, e cila interpreton rolin e Elle Woods, një adoleshente që gjendet përballë sfidës së të qenit nxënësja e re në shkollë, pasi familja e saj shpërngulet nga Los Anxhelosi në Seattle. Siç mund të pritej, veshjet e saj ngjyrë rozë të ndezur dhe personaliteti plot energji e optimizëm nuk përshtaten lehtë me stilin e bashkëmoshatarëve të saj në qytet. Megjithatë, në stilin karakteristik të Elle Woods, ajo gjen një mënyrë për t’u integruar pa bërë kompromis me interesat apo identitetin e saj të vërtetë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ylli i “Legally Blonde”, Reese Witherspoon, shërben si producente ekzekutive e serialit. Roli i Elle Woods ishte ai që e ndihmoi Witherspoonin të futej në mesin e emrave më të mëdhenj të Hollywoodit. Aktorja e shpërblyer me “Oscar” kishte deklaruar në kohën e publikimit të filmit “Legally Blonde” në vitin 2001 se e pëlqente shumë faktin që personazhi ishte kaq ndryshe dhe një vajzë me vetëbesim dhe këmbëngulëse.

“Kur lexova skenarin, më kujtoi shumë filmat e vjetër të Goldie Hawn ose filmin ‘Working Girl’. Në shikim të pare Elle duket një vajzë jo shumë e zgjuar për shkak të mënyrës se si flet dhe si duket, por më pas ajo ua ndryshon krejtësisht mendjen të gjithëve dhe rezulton më e zgjuar se secili prej tyre. Kjo është diçka që më pëlqen shumë”.

Tetë episodet e serialit “Elle” do të publikohen më 1 korrik.