Granit Xhaka me Përfaqësuesen e Zvicrës janë befasuar nga Katari.
Zvicra ishte duke udhëhequr 1:0 deri në minutën e 94-të, por Katari shënoi në çastet e fundit dhe i befasoi helvetikët
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZvicra u ndal në barazim 1:1 nga Katari në ndeshjen e parë të Kupës së Botës që po mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
Ndeshja e zhvilluar në Santa Clara i takoi Grupit B.
Breel Embolo në minutën e 17-të e kaloi në epërsi Zvicrën. Ai ishte i saktë nga pika e bardhë.
Boualem Khoukhi shënoi gol në minutën e 94-t për t’ia siguruar barazimin Përfaqësueses së Katarit.
Xhaka që është edhe kapiten i Zvicrës e kompletoi ndeshjen.
Mesfushori i Sunderlandit hyri në histori të “helvetikëve” duke u bërë futbollisti me më së shumti paraqitje për Zvicrën nëpër kampionate botërore, bashkë me Ricardo Rodriguezin.
Të dy tani regjistrojnë nga 13 paraqitje për “helvetikët”. Rekordin e deritashëm e mbante Xherdan Shaqiri, që tashmë është pensionuar nga Zvicra.
Ardon Jashari në lojë te Zvicra u inkuadrua në minutën e 89-të.
Zvicra ndeshjen e radhës e luan më 18 qershor ndaj Bosnjë-Hercegovinës.