Reperi me prejardhje kanadeze, Drake, ka lansuar tri projekte të reja muzikore, ndërkohë që bota e priste vetëm një, ka shkruar BBC.
Ai ka lansuar albumin “Iceman” plus dy projekte të tjera muzikore, “Habibti” dhe “Maid of Honor”, me 43 këngë në total.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë këto albume përfshihen bashkëpunime me yje si Central Cee, 21 Savage dhe PARTYNEXTDOOR.
Këto janë albumet e para që ka lansuar kanadezi që kur “zënka” që ka pasur me reperin amerikan, Kencrick Lamar, eskaloi në vitin 2024, të cilën e përmend edhe në tekstet e këngëve të reja.
Të tri albumet e Draket janë përzierje e stileve të ndryshme muzikore.
“Iceman” është më i fokusuar në rap dhe hip-hop, “Habibti” është më shumë R&B, kurse “Maid of Honor” është inspirim nga muzika dance.
Sipas BBC-së, pyetja kryesore e fansave ishte nëse Drake do ta ndezte përsëri “përleshjen” me Lamarin nëpërmjet teksteve të këngëve në albumin e ri.
Ai duket se ka “shënjestruar” rivalin nëpër tekste, duke e akuzuar se ai ka përdorur vendlindjen e tij Compton, të Los Angelesit, si lloj “mburoje” për aktet bamirëse, ndërkohë që shkonte tjetër kund ta shfrytëzonte famën.
“Jepje ushqim përpara kamerave në lagjen tënde, e pastaj shkoje e ngjiteshe përsëri nëpër kodra”, thotë ai në një nga këngët.
Në albumin “Iceman”, në këngën “Make Them Cry”, duket sikur Drake vë në pah ndjenjat që e përshkuan ndërkohë që po “zihej” me Lamarin.
“Tregona se si është të ndeshesh me reperin e ashpër/ Shpresojmë që ky album të ketë diçka nga këto/ Mirë pra, më vjen keq t’jua them por jam krejtësisht vetëm për hir të shëndetit mendor”, thuhet në tekst.
Drake gjithashtu duket sikur i vë në pah edhe kolegët tjerë që në këtë ngjarje u pozicionuan krah Lamarit.
Në njërën nga këngët ai përmend yllin e basketbollit, LeBron James, i cili ishte i pranishëm në njërin nga koncertet e Lamarit kur “zënka” kishte arritur kulmin.
Shumica e kritikëve ende nuk kanë dhënë mendimin e tyre për albumin “Iceman” të kanadezit, e as për dy lansimet e tjera, por sipas raportimeve shërbimet e transmetuesve kanë pasur vështirësi e ngadalësime pasi fansat janë ngutur të dëgjojnë sa më parë muzikën e tij të re.
Drake ka nxitur entuziazmin e fansave për albumin e tij të ri duke transmetuar live disa klipe të “Iceman”.
Çdo episod përmbante muzikë të re, ku shfaqeshin si mysafir edhe bashkëpunëtorët, duke vazhduar me befasi që nënkuptonin se po lansonte muzikë të re.
Në fund të episodit të katërt, Drake ka lënë të nënkuptohet se po lansonte diçka të trefishtë pasi shfaqi tri harddisqe.
Ai gjithashtu është parë në një vend ku shfaqeshin shumë telefona që transmetonin këngën fituese të çmimit “Grammy” të Lamarit, “Not Like Us”.
Të dy reperët kanë akuzuar njëri-tjetrin se kanë përdorur robotë për të rritur artificialisht numrin e fansave, diçka që është përmendur në padinë e Draket kundër vet labelit të tij, “Universal Music Group”, e cila u hodh poshtë.
Drake gjithashtu ka paraqitur edhe akrobaci për të rritur entuziazmin e fansave për “Iceman”.
Vendi i tij në fushën e skuadrës së basketbollit Toronto Raptors së fundmi është dekoruar me akull dhe muajin e kaluar copa të mëdha akulli janë shfaqur në qytet, brenda të cilave shkruhej data e lansimit të albumit.
Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për ta shkrirë skulpturën prej akulli, pasi fansat janë munduar ta shkrinin me therëse flokësh e ta thyejnë me çekanë për të zbuluar datën e lansimit.

Ai vazhdoi dhe ndezi Kullën e Torontos me drita me ngjyrë të kaltër ndërkohë që transmetoi live episodin e katërt të klipeve që entuziazmonin fansat.