Gjykata Themelore në Ferizaj ka shpallur dënimin ndaj M.A., edukatore në një kopsht fëmijësh në Ferizaj, për veprën keqtrajtim apo braktisje e fëmijës dhe lëndim i lehtë trupor.
Gjykata e shpalli fajtore dhe e dënoi me 11 muaj burgim për keqtrajtim të fëmijës, kurse me gjashtë muaj burgim për lëndim të lehtë. Gjykata dënimin e fundit ia ka zëvendësuar më pas me dënim me gjobë prej 6 mijë euro.
Po ashtu, e dënuara ka marrë edhe dënim plotësues me ndalim të ushtrimit të profesionit, veprimtarisë apo detyrës së edukatores në kohëzgjatje prej pesë vjet.
“E pandehura M.A., akuzohet se më datë 4 nëntor 2025 dhe 5 nëntor 2025, në vazhdimësi, në intervalin kohor nga ora 09:00 deri më 14:30 në një kopsht të fëmijëve “M.” në Ferizaj, e pandehura ka keqpërdor të drejtat e saj të cilat i kishte si edukatore, e të cilës i ishin besuar në ruajtje, edukim dhe kujdes dy fëmijët e moshës 2 vjeçar, pra me dashje i ka keqtrajtuar ata duke përdorur masa fizike dhe mendore, duke i detyruar me dhunë për të fjetur, duke i shtyrë, tërhequr për flokë dhe përplasur për dysheme të dëmtuarit – fëmijët, me të cilin veprim ka kryer në vazhdim veprën penale keqtrajtim apo braktisja e fëmijës nga neni 243 paragrafi 1 lidhur me nenin 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.
Gjykata ka shpjeguar tutje se më 5 nëntor 2025, në intervalin kohor nga ora 09:00 deri më 14:30 në kopshtin e njëjtë Ferizaj, e pandehura e sulmoi me dashje njërin fëmijë dy vjeçar, në atë mënyrë që e kap për flokë e tërheqë duke ia dëmtuar – shkulur flokët si dhe duke ia dëmtuar lëkurën në atë pjesë të kokës. Me këto veprime, ajo u ngarkua për veprën lëndim i lehtë trupor.
-
Mësimdhënësit e dënuar për dhunë nuk përjashtohen
-
Arrestohet një grua për keqtrajtim të fëmijëve, njërit i jepet ndihmë mjekësore
-
Një grua në Graqanicë arrestohet se keqtrajtoi fëmijët e saj të mitur
-
Arsimtari i dënuar nga gjykata për dhunë ndaj nxënësve kalon pa procedurë disiplinore
-
Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës, viktima kthehet në shtëpi, i dyshuari lirohet