Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka komentuar sërish ngjarjen e djeshme në Skenderaj ku zëvendësministri i Financave, Hysni Mehani, u sulmua fizikisht. Ai ka thënë se për rastin ka kamera dhe ka “shumë dëshmitarë”.
Zyrtarë të Vetëvendosjes, ashtu si vetë Mehani, e kanë akuzuar kryetarin e Skenderajt Sami Lushtakun për sulm ndaj tij, e nga Lushtaku është mohuar një gjë e tillë.
Kurti ka thënë se reagimi i Policisë dhe i Prokurorisë ka qenë i vonuar.
“Për përshtypjen time, reagimi edhe i policisë edhe i prokurorisë ka qenë i vonuar. Unë nuk e di se çfarë ka ndodhur më pas në orët e pas mesnatës, por e di që reagimi është dashur të jetë shumë më i shpejt. Ju e dini që aktivistët e Vetëvendosjes për statuse në Facebook janë dënuar ka një vit e gjysmë burg. Tash të shohim, prokuroria për ata që morën gotë edhe përgjakën zëvendësministra, çfarë ndëshkimi do të kërkoj dhe çfarë dënimi do japë gjyqësori”, ka thënë Kurti gjatë konferencës që pati me komisioneren e BE-së për Zgjerim, Marta Kos.
-
Kurti: Kryetari i Skenderajt tentoi ta godiste veturën time gjatë fushatës vitin e kaluar
-
Mehanin e liron spitali, Lushtakun Policia
-
Lushtaku pas intervistimit: Krejt kjo është politike, Albin Kurti po do të viktimizohet
-
Lushtaku mbërrin në Stacionin Policor, do të intervistohet për sulmin ndaj Mehanit
-
Mehani: Lushtaku më sulmoi pas ankesave të mia për keqpërdorime milionëshe