Sipas deputetit të zgjedhur të Vetëvendosjes, Ardian Gola, përfshirja e zgjedhjes së presidentit në negociatat për formimin e qeverisë është e rrezikshme për demokracinë.
Ai ka theksuar se një koalicion i tillë do ta përbënte një mazhorancë të madhe e cila do të ishte e pakontrollueshme. Sipas tij, krijimi i koalicioneve të gjera do të kishte pasoja për funksionimin demokratik të vendit, duke e lënë opozitën pa peshën e nevojshme në skenën politike.
“Për mua është e palogjikshme që pushteti kryesor të zgjedhjet më 60 vota kurse një funksion institucional të ketë 80 vota. Po ti mund ti bësh mbase edhe 80 apo 85 vota, por kur bëhet presidenti pjesë e negocimit për krijimin e qeverisë, unë mendoj se kjo është rrezik kryesor për demokracinë sepse krijon një mazhorancë tepër të madhe dhe të pakontrollueshme nga sa deputetë që mbeten në Kuvend. Unë nuk mendoj se duhet të futet në negocim krijimi i qeverisë nga një parti ose koalicion paraqeveritar, si rasti jonë, kur ke 51% të qeverisë pastaj bën koalicion tjetër për ta zgjeruar koalicionin. Unë mendoj se koalicionet e gjera, duke lënë opozitë të dobët, është e dëmshme për demokracinë”, ka thënë ai në Interaktiv.
Gola ka thënë se shpreson te një “traditë institucionaliste” e LDK-së për një marrëveshje që do të çonte në formimin e institucioneve.
“Dua të besoj në një traditë institucionaliste të LDK-së sepse vendi ka nevojë ti krijojmë institucionet de përkundër disa fraktura të brendshme të LDK-së kanë dalë në sipërfaqe në momente shumë të ndishme politike të vendit, mendoj se Abdixhiku vazhdon të flasë në emër të gjithë deputetëve të LDK-së dhe arrin që këto çarje të tejkalohen sepse derisa negociohen pozicionet politike atëherë edhe votat e këtyre deputetëve do duhej të reflektohen në ato negociata”, u shpreh ai.
-
Koci: Qeveria do të formohet shpejtë, por do të ketë sërish probleme për presidentin
-
Shoqëria civile e quan rrezik për rendin demokratik votimin e presidentit pa kuorum
-
Kurti: Shkuarja në zgjedhje s’është opsion, duhet vullnet për zgjidhje e vendime jo të lehta
-
Kërkohen ndryshime kushtetuese që posti i presidentit të mos jetë pjesë e pazareve politike
-
Gola i LVV-së: Jemi munduar të bëjmë koalicion me LDK-në në Gjakovë