Përpjekjet e Romelu Lukakut për të sanuar lëndimin duket që janë shpërblyer, pasi sulmuesi i Napolit është përfshirë në ekipin e Belgjikës për Kupën e Botës.
Lista e Belgjikës prej 26 lojtarëve është publikuar të premten.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLukaku, mesfushori ikonik, Kevin de Bruyne, dhe portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois pritet të luajnë në Botëror për herë të katërt.
Lukaku i ka 124 ndeshje për Belgjikën. De Bruyne ka arritur në shifrën e 117 ndeshjeve, ndërsa Courtois i ka 107. Të tre janë prej lojtarëve më me përvojë që do të paraqiten në Kupën e Botës që fillon më 11 qershor.
Lukaku, De Bruyne dhe Courtois kanë më pak ndeshje se 37-vjeçari i mesfushës, Alex Witsel. Edhe Witsel shkon në Botëror për herë të katërt, ndërsa për Belgjikën i ka luajtur plot 136 ndeshje.
Lukaku nuk ka luajtur për Belgjikën për gati një vit. Ai së fundmi ishte paraqitur në qershor të vitit të kaluar, kur shënoi ndaj Uellsit në ndeshje kualifikuese për Botëror. Lëndimet e kanë limituar sulmuesin 33-vjeçar në vetëm pesë ndeshje për Napolin në Serie A këtë edicion.
Ai ishte përzgjedhur për miqësoret e marsit, por ishte larguar nga grumbullimi për shkak të shqetësimeve për gjendjen fizike.
Courtois e ka luajtur ndeshjen e fundit me Belgjikën në tetor dhe po ashtu ka pasur telashe me lëndime. Por veterani ishte shumë i rëndësishëm te Real Madridi këtë edicion.
Sulmuesi i Arsenalit, Leandro Trossard dhe lojtari i krahut i Manchester Cityt, Jeremy Doku, janë yjet e Premier Leagues te Belgjika.
Trajneri Rudi Garcia nuk e ka përzgjedhur 17-vjeçarin Nathan de Cat. Mesfushori do të ishte prej lojtarëve më të rinj në Botëror. De Cat debutoi te Belgjika në mars. Sulmuesi Luis Openda po ashtu mungon, pasi kaloi shumë prej muajve të fundit në stolin e Juventusit.
Belgjika e fillon kampanjën në Grupin G ndaj Egjiptit më 15 qershor. Luan me Iranin gjashtë ditë më pas dhe me Zelandën e Re më 27 qershor.
Belgjika ishte renditur e treta në Botërorin 2018, por synon ta përmirësojë rezultatin e Botërorit të kaluar, në të cilin u ndal në fazën grupore.