Edhe nesër, 22 korrik, parashihen stuhi me bubullima që mund të sjellin edhe breshër. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës e ka vlerësuar gjendjen për të mërkurën në nivelin portokalli, që është niveli mesatar i rrezikut.
I gjithë territori i Kosovës parashihet të jetë nën ndikimin e këtyre kushteve atmosferike.
“Gjatë datës 22 korrik 2026 priten zhvillime të fuqishme konvektive, të cilat do të sjellin stuhi lokale me bubullima, të shoqëruara në disa rajone me: reshje intensive shiu; breshër; erëra të forta me karakter stuhish”, thuhet në paralajmërimin e IHMK.
Ndikimet që mund të sjellin këto stuhi përfshijnë rrezikun e larta nga goditjen e rrufesë, dëmtime në rrjetin elektroenergjetik, pengesa në sistemet e telekomunikacionit, përmbytje, dëmtime në objekte, infrastrukturë, kultura bujqësore, etj, si dhe rrezik për zjarre si pasojë e shkarkimeve atmosferike.
IHMK ka dhënë disa rekomandime për qytetarët:
Edhe
Kosova nën alarm për mot të ashpër
-Shmangni qëndrimin në ambiente të hapura gjatë stuhive.
-Mos u strehoni nën pemë të vetmuara, pranë shtyllave elektrike ose objekteve metalike.
-Mbroni automjetet dhe pronën nga breshëri dhe erërat e forta.
-Tregoni kujdes të shtuar në komunikacion për shkak të dukshmërisë së reduktuar dhe rrugëve të rrëshqitshme.
-Ndiqni njoftimet dhe udhëzimet e institucioneve kompetente deri në përfundimin e periudhës së paralajmërimit.
Ministria e Infrastrukturës po ashtu ka bërë thirrje për kujdes në rrugë, për shkak të dukshmërisë së reduktuar, rrugëve të rrëshqitshme dhe pengesave që mund të shkaktohen nga erërat dhe reshjet e fuqishme.
Edhe
Stuhia e fortë shkakton dëme në Suharekë
Rekomandimet për shoferët gjatë periudhave të stuhisë:
-Shmangni qarkullimin, përveç rasteve kur është e domosdoshme;
-Përshtateni shpejtësinë me kushtet atmosferike dhe mbani distancë të sigurt;
-Mos ndaloni dhe mos parkoni nën pemë, pranë shtyllave elektrike ose objekteve që mund të rrëzohen;
-Vendosni automjetet në garazhe ose vende të mbuluara dhe të sigurta, kur kjo është e mundur;
Edhe
Mot i ndryshueshëm javën e ardhshme, fillimi i javës me reshje shiu
-Respektoni sinjalizimin rrugor dhe udhëzimet e institucioneve kompetente.