Rritja e temperaturave po i bën aktivitetet fizike gjithnjë e më të vështira dhe madje të rrezikshme, duke ndikuar drejtpërdrejt në shëndetin e njerëzve, sipas një studimi të publikuar në The Lancet Global Health, ka raportuar The Guardian.
Sipas studimit, deri në vitin 2050, ulja e aktivitetit fizik mund të çojë në rreth 500 mijë vdekje të parakohshme çdo vit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoStudiuesit kanë analizuar të dhëna nga 156 vende dhe zbuluan se çdo muaj shtesë me temperatura mbi 27.8°C rrit mungesën e aktivitetit fizik.
“Mungesa e aktivitetit fizik rrit rrezikun për sëmundje të zemrës, diabet të tipit 2, disa lloje kanceri dhe probleme të shëndetit mendor”, ka thënë Christian García-Witulski, profesor ne Universitetin e Argjentinës.
Sot, kjo është tashmë problem global pasi rreth 1 në 3 persona nuk arrin nivelin e rekomanduar të aktivitetit fizik si dhe mungesa e lëvizjes lidhet me rreth 5 për qind të vdekjeve tek të rriturit
Kush preket më shumë?
Rritja më e madhe e pasivitetit pritet në zonat më të nxehta s iAmerika Qendrore, Karaibet, Afrika nën-Sahariane lindore dhe Azia Juglindore.
“Kjo nuk është vetëm një histori e klimës, por edhe e pabarazisë. Vendet që preken më shumë shpesh kanë më pak mundësi për t’u përshtatur”, ka theksuar García-Witulski.
Ai ka shtuar se mungesa e ajrit të kondicionuar, hapësirave të sigurta të brendshme dhe fleksibilitetit në orar e bën më të vështirë që njerëzit të qëndrojnë aktivë.
Gratë më të rrezikuara
Studimi parashikon se gratë mund të preken më shumë nga ulja e aktivitetit fizik, për shkak të faktorëve biologjikë dhe socialë, si mungesa e kohës dhe hapësirave të përshtatshme për ushtrime.
Ekspertët thonë se aktiviteti fizik nuk duhet parë më vetëm si zgjedhje personale, por si çështje e shëndetit publik e lidhur me klimën.
“Qëndrimi aktiv në një botë më të nxehtë nuk varet vetëm nga motivimi, por edhe nga qytetet, infrastruktura dhe informacioni që kemi”, ka thënë García-Witulski.
Zgjidhjet përfshijnë më shumë hije dhe gjelbërim në qytete, hapësira të freskëta dhe të përballueshme për ushtrime, këshilla të qarta për sigurinë gjatë vapës dhe ulje të emetimeve për të frenuar ngrohjen globale.