Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Sunny Hill” zbulon programin e plotë, Prishtina bëhet gati për tri ditë muzikë botërore

Festivali “Sunny Hill” në vitin e kaluar (2025)

Festivali “Sunny Hill” në vitin e kaluar (2025)

Festivali “Sunny Hill” të premten ka zbuluar programin e plotë për edicionin e vitit 2026, i cili do të mbahet më 31 korrik, 1 dhe 2 gusht në Bërnicë të Prishtinës.

Me Katy Perry, Lewis Capaldi dhe Martin Garrix në krye të programit, edicioni i këtij viti sjell në Kosovë disa nga emrat më të njohur të skenës ndërkombëtare.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Programi është i ndarë në katër skena. “Sunny Hill Stage” do të jetë skena kryesore, duke vazhduar me “C4 Stage” që është e dedikuar për muzikë elektronike, “The Next Stage” që do t’i jepet hapësirë kryesisht artistëve të rinj dhe “The Satellite” si skena më e vogël.

Veç Perryt, Capaldit e Garrixit, në “Sunny Hill Stage” do të ngjiten edhe Blanco, Esdeekid, Tyson O’Brien si dhe artistët vendorë si Dhurata Dora, Buta e Lyrical Son.

“C4 Stage” e forcon identitetin elektronik të “Sunny Hillit”, me emra si Seth Troxler, PAWSA, Adam Port & Rampa, Carlita, Salomé Le Chat, Tommy Gold, Gjin dhe Kamelia. Ky program sjell në Prishtinë një pjesë të rëndësishme të skenës elektronike ndërkombëtare, duke e bërë festivalin destinacion edhe për publikun që ndjek tingujt e house, techno dhe performancat e klubeve e festivaleve më të njohura.

Një pjesë e veçantë e edicionit 2026 është edhe hapësira për skenën lokale, alternative dhe artistët në rritje. Përmes “The Next Stage” dhe “The Satellite”, “Sunny Hill” krijon vend për emra si Asgjë Sikur Dielli, La Fazani, Sytë, Bana Zahiti, Erëza, Jolle, Rrezze, The Milk Snatchers, Anitë, Artssassin, Halfpint, Locky, Malix, Nautica, Sindicato Del Baile, Uran B dhe Us Two, duke e bërë programin jo vetëm ndërkombëtar, por edhe të lidhur ngushtë me skenën muzikore vendore dhe rajonale.

“Ky kombinim e bën edicionin e vitit 2026 një nga programet më të plota të “Sunny Hillit” deri më tani. Në të njëjtin festival, publiku do të ketë mundësi të ndjekë emra të mëdhenj botërorë, artistë të njohur shqiptarë, DJ të skenës elektronike dhe performues të rinj që po ndërtojnë identitetin e tyre muzikor”, thuhet në komunikatën e festivalit. 

Me këtë program, Sunny Hill Festival vazhdon të pozicionohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme muzikore në rajon.

May be an image of text that says 'SUNNY HILL FESTIVAL PARK PRISHTINA, KOSOVA 2026 SUNNYHILLFESTIVAL.COM SUNNY HILL FESTIVAL SUNNY HILL STAGE KATY PERRY DHURATA DORA LEWIS CAPALDI ESDEEKID MARTIN GARRIX TYSON O'BRIEN BEES & HONEY BLANCO ·eKO KIM TURNBULL ·LEDRI VULA IYRICAL SON AUXI.UA MANIFEST MC KRESHA ROYA SAHATI C4 STAGE SETH TROXLER PAWSA ADAM PORT & RAMPA TOMMY GOLD GJIN CARLITA SALOMÉ LE CHAT KAMELIA TH STAGE ASGJÈ SIKUR DIELLI HAWOLF CABOO DISCO MAGIC BAND FREZE FAZANI RREZE SANCET SYTE THE MILK SNATCHERS THE SATELLITE REPUBLIKA ANITE ARTSSASSIN HALFPINT LOCKY MALIX NAUTICA SINDICATO DEL BAILE URAN Helneken' ФTΟΥOΤΑ SMIRNOFF PRINCE KESICO MOKNE teleset KREATIVE B.BAVARIA'