Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Zhduket një 31-vjeçar në Prishtinë, dyshohet se ka probleme mendore

Policia e Kosovës

Një 31-vjeçar është raportuar i zhdukur nga babai i tij të dielën në Prishtinë. 

Policia ka njoftuar se derisa prindi ishte ndalur me automjetin e tij për të blerë diçka, djali i tij, i cili sipas ankuesit ka probleme mentale, ka dalë nga vetura dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Rasti është cilësuar si “person i zhdukur”.

“Prishtinë 18.05.2026 – 14:00. Ankuesi mashkull kosovar raporton se derisa ka qenë me automjetin e tij dhe pasi që është ndalur për të blerë diçka në automjet e kishte pasur me vete djalin e tij të moshës 31 vjeçare, i cili sipas ankuesit është me të meta mentale, ky i fundit kishte dalë nga automjeti dhe ishte larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftimin policor.