Argjentina siguroi një vend në finalen e madhe të Kupës së Botës pasi përmbysi me rezultat 2:1 Anglinë në një gjysmëfinale dramatike. Megjithatë, përveç festës në fushë, një detaj i pazakontë pas përfundimit të ndeshjes u bë viral në rrjetet sociale.
Pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit, futbollistët argjentinas gjetën në fushë shishen e portierit anglez Jordan Pickford, në të cilën ndodheshin shënime të detajuara për mënyrën se si duhej të reagonte në rast të një serie penalltish.
Në shishe ishin të shënuara emrat e lojtarëve kryesorë të Argjentinës, si Lautaro Martinez, Julian Alvarez, Enzo Fernandez dhe Lionel Messi, ndërsa pranë secilit emër kishte udhëzime specifike për Pickfordin, si: “shtiru sikur do të hidhesh majtas, por hidhu djathtas”, “qëndro në qendër” apo “hidhu djathtas”.
Kamerat kapën momentin kur Nico Gonzalez, Lionel Messi dhe mbrojtësi Marcos Senesi po e shikonin me kureshtje shishen, ndërsa një pjesë e bisedës së tyre u bë virale nga leximi i buzëve.
“Shikoni çfarë gjeta. Ka shënime për Lautaron, Julianin…”, thotë Nico González.
Edhe
Argjentina me rikthim mahnitës për finalen e dytë rresht
“Po, janë të gjithë lojtarët aty”, iu përgjigj një anëtar i stafit teknik.
Messi, i habitur, pyeti: “Çfarë? Po çfarë nënkuptojnë këto shënime?”
Stafi i kërkoi Marcos Senesit, i cili flet anglisht, t’ua përkthente.
“Aty shkruan se në cilën anë duhet të hidhet portieri”, shpjegon Senesi.
“Për portierin Pickford?”, pyeti Messi.
Edhe
Pse Bellinghami e goditi me shuplak lojtarin e Argjentinës? Këto pamje tregojnë gjithçka
“Po. Për ty, Leo, shkruan: ‘Shtiru sikur do të hidhesh majtas, por hidhu djathtas’”, iu përgjigj Senesi.
Messi reagoi me buzëqeshje: “Paska studiuar me shumë kujdes mënyrën se si i gjuaj penalltitë”.
Këto shënime nuk patin rastin të përdoreshin, pasi Argjentina e fitoi ndeshjen brenda 90 minutave me një përmbysje të madhe, duke shmangur ekzekutimin e penalltive.
VIDEO:
Edhe
Tifozët anglezë të bindur se goli i fitores i Argjentinës duhej të anulohej
Esto es increíble. Encontraron la botellita donde Pickford tenía anotado a dónde pateaban penales los jugadores de la Selección Argentina. Messi, Nico González y Enzo Fernández se cagan de risa jaja pic.twitter.com/LrYIbfa2gQ
— Iván (@ivanalvarenga1) July 15, 2026
Argjentina do të përballet me Spanjën në finalen e Kupës së Botës, e cila zhvillohet të dielën nga ora 21:00.