Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

I dyshuari në arrati pas plagosjes së një personi në Fushë-Kosovë

Policia e Kosovës

Foto ilustrim

Ende është në arrati i dyshuari për plagosjen e së mërkurës mbrëma në Fushë-Kosovë.

Siç bën të ditur Policia në raportin e saj 24-orësh, i dyshuari pas një mosmarrëveshjeje ka shtënë me armë drejt  viktimës dhe e ka plagosur atë.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë e pistoletës. 

Policia ka njoftuar tutje se viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK ndërkaq i dyshuari është ende në arrati.