Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Tentuan të shesin parcela me dokumente të falsifikuara, tre të arrestuar në veri

arrestim - pranga

Foto: Ilustrim

Tre persona janë arrestuar në veri të Mitrovicës pasi dyshohet se duke përdorur dokumente të falsifikuara kanë tentuar të marrin autorizim te noteri për shitblerjen e disa parcelave pa dijen e pronarit legjitim.

Rasti është cilësuar si “legalizim i përmbajtjes së rreme dhe vjedhje e identitetit apo kredencialeve”.

Në konsultim me prokurorin është kryer bastisja në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar disa dokumente relevante lidhur me rastin. Ndërsa nga i dyshuari tjetër është sekuestruar një veturë dhe një telefon.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.