Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Intervistohet pronari i një lokali në Han të Elezit pas dyshimeve për helmim nga ushqimi

interv

Një person është intervistuar të mërkurën në Han të Elezit, pasi dyshohet se në lokalin e tij, pas konsumimit të ushqimit, janë helmuar disa persona.

Rasti po hetohet për “prodhim dhe vënie në qarkullim të artikujve të dëmshëm ushqimor”.

“Hani i Elezit 13.07.2026 – NN. Me 15.07.2026 në cilësinë e të dyshuarit, në stacion policor është intervistuar një mashkull kosovar për shkak të dyshimit se në lokalin e tij pas konsumimit të ushqimit janë helmuar disa persona. Rasti është duke u hetuar për të cilin është njoftuar prokurori i cili ka autorizuar të iniciohet lënda e rastit”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Të mërkurën është raportuar se 65 persona dyshohet se janë helmuar nga ushqimi në Han të Elezit, në dy piceri. Drejtoresha e Shëndetësisë në këtë Komunë, Kimete Kuka, ka thënë se janë marrë mostra nga Instituti i Shëndetësisë Publike bashkë me Inspektoratin Shëndetësor dhe se po presin për rezultate.

Sipas Kukës, rastet e para të paraqitura me simptoma të helmimit janë paraqitur të hënën në orën 16:00, deri në orët e hershme të mëngjesit të së martës. Tre prej tyre janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim.

Edhe Dyshohet se 65 persona janë helmuar në Han të Elezit, tre u dërguan në QKUK Arbëri 21 o. më parë Dyshohet se 65 persona janë helmuar në Han të Elezit, tre u dërguan në QKUK

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi, ka bërë të ditur se nga 13 korriku deri më datën 15, në QKMF janë trajtuar 110 persona me simptoma të gastroenteritit, ndërsa vetëm pesë prej tyre janë referuar për trajtim të mëtejmë në Spitalin Rajonal të Ferizajt dhe në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ai bëri të ditur se gjatë kësaj periudhe janë administruar rreth 300 terapi venoze për pacientët që kanë kërkuar ndihmë mjekësore, duke theksuar se QKMF-ja ka terapi dhe materiale të mjaftueshme për trajtimin e rasteve.

Kryetari i Hanit të Elezit njoftoi se janë marrë mostrat përkatëse dhe janë dërguar për analiza në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ndërsa institucionet janë në pritje të rezultateve zyrtare që do të sqarojnë shkakun e paraqitjes së rasteve.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka intensifikuar kontrollet zyrtare pas rasteve të raportuara për dyshime të helmimit të qytetarëve në Prishtinë dhe Han të Elezit.

Sipas njoftimit të AUV-së, inspektorët veterinarë kanë zhvilluar kontrolle emergjente në të dy lokacionet, duke inspektuar kushtet higjieno-sanitare, procedurat e vetëkontrollit të operatorëve, dokumentacionin, gjurmueshmërinë e produkteve dhe lëndëve të para, si dhe duke marrë mostra për analiza laboratorike mikrobiologjike.

Edhe 65 persona dyshohet se u helmuan nga ushqimi në Han të Elezit LAJMET E MBRËMJES 14 o. më parë 65 persona dyshohet se u helmuan nga ushqimi në Han të Elezit

Në Prishtinë janë marrë mostra të sosit të bardhë, qumështit dhe vezëve, ndërsa në Han të Elezit është marrë mostër e majonezës nga objekti i shërbimit. Mostrat janë dërguar në Laboratorin e Ushqimit dhe Veterinarisë, ndërsa mostra e vezëve është dërguar në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), në përputhje me procedurat zyrtare.

AUV bëri të ditur se analizat laboratorike janë ende në proces. Pas përfundimit të tyre dhe shqyrtimit të të gjitha provave të mbledhura gjatë kontrolleve, agjencia do të publikojë raportin përfundimtar. Nëse konstatohen shkelje të legjislacionit ose rrezik për shëndetin publik, do të ndërmerren masa administrative dhe ligjore ndaj operatorëve përgjegjës.