Tre persona janë raportuar të zhdukur ditëve të fundit, ka njoftuar Policia e Kosovës. Në Suharekë është raportuar se më 23 dhjetor një person është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij.
Autoritetet policore kanë ndërmarrë veprimet për procedura të mëtejme hetimore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërsa, në Ferizaj është raportuar se dy të mitura janë larguar ditë më parë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tyre.
Të dy rastet janë iniciuar si “person i zhdukur”.
“20.12.2024-15:30. Është raportuar se dy viktima femra kosovare me datën e lartcekur janë larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tyre. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim.
Zhdukja e dy të miturave në Ferizaj, aktivizohen disa njësi policore
Policia e Kosovës ka njoftuar se dy të miturat nga Ferizaj, njëra 17-vjeçare e tjetra 16, kanë dalë nga shtëpia më 20 dhjetor rreth orës 15:30 e nuk janë kthyer më.
Ato janë nga fshati Lloshkobare, derisa për gjetjen e tyre është kyçur edhe Njësia e Hetimeve.
Policia njoftoi për KOHËN se janë njoftuar edhe stacionet dhe njësitet e tjera policore.
“Për informata të tjera do të njoftoheni me kohë”, thuhet në njoftim.