Kandidati për deputet në radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka kërkuar rinumërimin e të gjitha votave të kandidatëve të kësaj partie, në zgjedhjet e 7 qershorit.
Haxhiu dështoi të bëhej deputet për 102 vota.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas tij në rinumërimin prej vetëm 3.52 për qind të votave të PDK-së është dëshmuar se ka pasur gabime. Për shkak të diferencës së vogël në garën për deputet, ai ka thënë se ka kërkuar verifikim të plotë të votave.
“Sot kam paraqitur ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duke kërkuar rinumërimin e plotë të votave të kandidatëve për deputet të Partisë Demokratike të Kosovës. Kjo kërkesë nuk bazohet në supozime apo pakënaqësi me rezultatin, por në fakte të konfirmuara nga vetë procesi i rinumërimit të zhvilluar nga KQZ. Rinumërimi i vetëm 185 vendvotimeve, që përfshin rreth 3.52% të votave të PDK-së, dëshmoi se kishte gabime në numërimin fillestar. Edhe në këtë mostër të kufizuar, më janë shtuar 6 vota që nuk ishin numëruar më parë. Kur diferenca ndërmjet kandidatëve është vetëm 102 vota, çdo votë ka rëndësi dhe çdo pasaktësi mund të ndikojë drejtpërdrejt në rezultatin përfundimtar. Për këtë arsye kam kërkuar që të rinumërohen të gjitha votat e kandidatëve të PDK-së që nuk janë përfshirë në rinumërimin e deritanishëm. Vetëm një verifikim i plotë mund të garantojë që mandati parlamentar t'i takojë kandidatit që ka fituar besimin e qytetarëve dhe që çdo votë të numërohet saktë”, ka shkruar ai në Facebook.
Edhe në zgjedhjet e 28 dhjetorit, Haxhiut pati rezultuar t’i jenë manipuluar votat. Këtë e ka përmendur sërish duke thënë se “edhe ky proces ka deformime”.
Nga zgjedhjet e 7 qershorit, PDK-ja ka siguruar 22 ulëse në Kuvend, si partia e dytë më e madhe pas Vetëvendosjes që mori 53 ulëse.