Në gjykimin ndaj ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejnës, të akuzuar për dëmtim të buxhetit të shtetit prej rreth 37 milionë eurove, të premten ka dhënë dëshminë ish-kryetari i komisionit vlerësues. Dëshmitari Nexhat Podrimaj tha se ka pasur një ose dy takime me përfaqësuesin e operatorit ekonomik “Rexhepi Zeqiri Zejna L.L.C” me rastin e zhvillimit të aktivitetit të prokurimit “Angazhimi i një kompanie konsulente ligjore”
Ish-kryetari i komisionit vlerësues në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), Nexhat Podrimaj, këtë të premte ka dhënë dëshminë në rastin e njohur “KEK2”.
Në këtë rast, për korrupsion akuzohen ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi, e ish-shefi i prokurimit në këtë ndërmarrje, Ymer Dragusha, ndërsa avokati Isuf Zejna, për ndihmë në kryerjen e kësaj vepre.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDëshmitari Podrimaj, para gjykatës tha se komisioni vlerësues, e ka nënshkruar raportin e vlerësimit dhe e ka shpallur fituesin, me rastin e zhvillimit të aktivitetit të prokurimit “Angazhimi i një kompanie konsulente ligjore”.
“Pasi janë zhvilluar të gjithë hapat e kërkuar me ligj, përfshirë shpalljen e tenderit, pranimin e ofertave, vlerësimin e ofertave, negocimin e saj, Komisioni i vlerësimit ka shpallur kompaninë ‘RZZ LAË’ si fituese e këtij aktiviteti. Është nënshkruar raporti i vlerësimit, është shpallur fituesi dhe me kaq përfundon puna jonë”, ka thënë ai në gjykatë.
Gjatë fazës së negocimit të kontratës, ai pranoi se e ka takuar një ose dy herë përfaqësuesin e operatorit ekonomik “Rexhepi Zeqiri Zejna L.L.C”.
“Negociatat kanë qenë të mirëfillta. Si komision kemi arritur që si përfundim të marrim një çmim shumë të favorshëm, është ofruar edhe zbritje në fund të procesit dhe ka qenë nën buxhetin e paraparë për këtë aktivitet. Edhe çështjet që janë diskutuar në ato takime, kanë qenë të mirëfillta dhe me funksion të kontraktimit të një shërbimi të suksesshëm”, ka thënë ai.
Podrimaj tha se nuk ka pasur ndonjë presion nga ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi, për të nënshkruar kontratat.
I pandehuri Isuf Zejna në cilësinë e përfaqësuesit të kompanisë “Rexhepi Zeqiri Zejna L.L.C” akuzohet se në periudhën kohore dhjetor 2021 deri në prill të vitit 2023, në Prishtinë, me dashje dhe me qëllim të përfitimit personal, e ka ndihmuar të pandehurin Nagip Krasniqi që në cilësinë e kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut ta keqpërdorë detyrën zyrtare në lidhje me tenderin e titulluar “Angazhimi i një kompanie konsulente ligjore”.
Në aktakuzë thuhet se i pandehuri Zejna i ka ndihmuar të pandehurit Nagip Krasniqi në përgatitjen e termave të referencës për tenderin në të cilin ishte vetë pjesëmarrës.